Turistët në bregun jugor të Anglisë kanë arritur që për mrekulli ti shmangen një tragjedie pasi një shkëmb në plazhin West Bay është shembur.
Mediat e huaja shkruajnë se nga shembja kanë rënë tonelata gurë në afërsi të bregut.
“Shembja e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet mund të ndodhin në çdo kohë”, ka thënë Këshilli i Dorset pas incidentit.
Rockfalls and Landslips can happen at anytime. These people had a lucky escape. The South West Coast Path above the cliff at West Bay is currently closed. Thanks to Daniel Knagg for the footage.#Westbay #JurassicCoast pic.twitter.com/38XJjSoBYT
— Dorset Council UK (@DorsetCouncilUK) August 10, 2023
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale shikohet momenti që turistët shpëtojnë për mrekulli.
Autoritetet u janë përgjigjur informacioneve ku theksojnë se kanë dërguar një roje, për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që sinjalistika përkatëse të mbetej e vendosur rreth shtegut bregdetar. /abcnews.al