Refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, për të takuar me të gjithë anëtarët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar reqagime të ashpra nga opozita dhe jo vetëm. Kryetari I aleancës për aedhmërinë e kosovës ramush haradinaj, u beri thirrje shqiptarëve të maqedonisë të mos binin pre mashtrimeve të Kurtit.
“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardhur të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij.”
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, e ka krahasuar kreun e qeverisë së kosovës me ish-kryeministrin shq2iptar Sali berisha. Sipas tij, ky i fundit gjatë viteve 90 kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë jashtë shtetit.
“Albin Kurti ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet ‘90. Këtë strategji ka filluar ta ndjek Albin Kurti në Luginë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të presioneve të brendshme. Natyrisht, në këtë lojë të rrezikshme e cila bie në kundërshtim me traditat e projektit modern nacional shqiptar, ai po gjen mbështetje edhe të politikan mediokër sikur kryetari i Tetovës, i cili deklaroi në tubimin e mbrëmshëm se Albin Kurti është kryeministër i gjithë shqiptarëve. Nonsens logjik.”
Edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka akuzuar kreun e qeverise se po ndërhyn në çështje teë brendshme të shqiptarëve në rajon.
Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një vizitë joformale ne Maqedoninë e veriut ku u takua vetëm përfaqësuesit e dy partive opozitare. Ai anashkaloi BDI-në, partinë më të madhe të shqiptarëve atje.