Ashtu siç pritej, “qytetarët” e Manchester City e kanë nisur me fitore sezonin 2023-2024, të Premier League, teksa në transfertën e “Turf Moord” ka fituar me rezultatin e thellë 0 me 3, ndaj Burnley, pas një performance fantastike.
Sipari i golave u hap që në minutën e 4’-rt të sfidës, ku autori i golit nuk mund të mos ishte Erling Haaland, me “vikingun” norvegjez, që çon topin në rrjetën e Trafford, pas një pasimi fantastik nga Rodri. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbyllet me kaq, pasi në minutën e 36’-të, Julian Alvarez lëshon bukur një top te Haaland, me këtë të fundit që gjen dhe golin e tij të 2-të në këtë përballje.
Me fillimin e pjesës së dytë u duk se “qytetraët” e Pep Guardiola e ulën ritmin dhe nuk donin të shënonin më, por në minutën e 75’-të, një aksion fantastik i Manchester City finalizohet nga spanjolli, Rodri duke “vulosur” kështu fitoren e parë të kampionatit.
Në përballjen e radhës të Kampionatit anglez të futbollit, “qytetarët” e Manchester City do të presin në “Etihad” , “bardhezinjtë” e Newcastle, ndërsa Burnley do të luajë sërish në “Turf Moor”, kësaj radhe ndaj skuadrës së Aston Villa. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: