Mario Balotelli u rikthye pas tre vitesh në Serie A dhe zgjodhi Brescian për të vijuar karrierën. Sulmuesi ishte shprehur gjithmonë se një ditë do të luante për ekipin e qytetit ku u rrit dhe kështu ndodhi.
29-vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2022 me Brescian, ndërsa “Corriere dello Sport” zbulon një prapaskenë në lidhje me të. Balotelli ishte pranë transferimit te Napoli, por gjithçka u bllokua nga Carlo Ancelotti.
Të ofrosh një tip si Super Mario në ekip është gjithmonë një rrezik i madh dhe trajneri i Napolit ka preferuar të kundërtën. Ai miratoi afrimin e Fernando Llorente, ndërsa Balotelli zgjodhi Brescian.
Të dielën këto dy ekipe do të ndeshen në “San Paolo” dhe sulmuesi italian do të bëjë maksimumin për të shënuar e për t’i treguar Ancelottit se ka gabuar me zgjedhjen e bërë. /abcnews.a