Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit për në Britani është bërë një çështje emergjente dhe shumë e diskutuar në qeverinë britanike. Qeveria britanike ka menduar madje të tërhiqej edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse do të haste ndonjë pengesë për sa i përket planeve të saj për të dërguar emigrantët në Ruandë.
Së fundmi kryeministri britanik ka postuar një video në Twitter ku tregon 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.
Five things I’m doing to stop the boats? pic.twitter.com/X5q2hfUE3X
— Rishi Sunak (@RishiSunak) August 7, 2023
1:) Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.
2:) Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.
Kryeministri britanik tha gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë, ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.
3:) Rishi Sunak tha se ka shtuar me 50% kontrollet për punonjësit e paligjshëm
4:) Zhvendosja e emigrantëve nga hotelet që paguhen nga taksa paguesit britanik drejt kontenjerëve
Në pikën e fundit dhe të pestë, Sunak tha se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale.
“E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë,” përfundoi Rishi Sunak./abcnews.al