Presidenti i SHBA-ve Joe Biden deklaroi se NATO ishte në krizë para pushtimit rus në Ukrainë. Ai tha se Putin ishte i bindur që me këtë luftë mund të shpërbënte aleancën, por në fakt ndodhi e kundërta.
“NATO-ja ishte në krizë dhe e dija se Putin do të pushtonte Ukrainën, sepse ai ishte absolutisht i bindur se mund të shpërbënte Aleancën. Sot NATO është më e fortë se kurrë”. Kujtojmë se agresioni rus në Ukrainë nisi më 24 shkurt të vitit 2022,” iu tha Biden gazetarëve në Utah.
/abcnews.al