Diell dhe temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

schedule07:17 - 11 Gusht, 2023

schedule 07:17 - 11 Gusht, 2023

Shqipëria

Territori Shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me khjellime në të gjithë vendin. Po ashtu edhe në pjesën e dytë të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej disa ditësh Rajonin e Ballkanit po diktojnë motin edhe në Kosovë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet të shfaqen vranësirat e pakta në të gjithë Kosovën, ku më të theksuar ato parsashikohet të jenë në zonat Juglindore. Por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites, por do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë territorin e MV, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Linodre dhe pjesërisht Jugore.

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Veriu dhe Qëndra e kontinentit të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e shpeshta të vranësirave. Po ashtu dhe Europa Jugore kryesisht do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa Alpet e Europës dhe Lindja e kontinentit parashikohet të kenë vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu./abcnews.al