Me zviceranin Yann Sommer tashmë të transferuar te “zikaltërit” e Inter dhe me “veteranin”, Manuel Neuer akoma jo në formën e tij optimale, “bavarezët” e Bayern Munich janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe duket se e ka gjetur.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes gjermane “Sport Bild”, në listën e “bavarezëve” janë “gardiani” francez i portës së Milan, Mike Maignan dhe talenti “luzitan” i Porto, Diogo Costa.
Përsa i përket zgjedhjeve, 28-vjeçari i Milan ofron më shumë siguri në portën e gjermanëve, teksa ka dhe disa vite më shumë eksperiencë mbi “supe”, ndryshe nga Diogo Costa, i cili pavarësisht se konsiderohet si një ndër talentet më të mëdhenj të portës është vetëm 23-vjeç. /i.m /abcnews.al