OSBE/ODIHR nxit palët politike të vazhdojnë angazhimin për reformën zgjedhore

schedule17:10 - 27 Shtator, 2019

schedule 17:10 - 27 Shtator, 2019

Prezenca e OSBE në Tiranë u kërkon palëve politike të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR, – thuhet në një mesazh në Twiter, nga zyra e OSBE në Tiranë.

OSCE/ODIHR u bë iniciatore e tryezës për reformën zgjedhore, të mbajtur dy ditë më parë në Tiranë, me përfaqësimin e të gjitha forcave politike parlamentare, si dhe opozitës jashtë parlamentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!