Teksa dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit 1 me 1, “fantazisti” i “demave të kuq” të Partizanit, Arinaldo Rrapaj ka marrë vetë iniciativën për të lëshuar një goditje nga jashtë zone, e cila ndryshe nga 3 të parat kësaj radhe e ka shpërblyer.
Pas një pasimi të shkurtër nga Eros Grezda, talenti 22-vjeçar i mesfushës së “demave” lëshon një “silur” nga jashtë zone duke tundur rrjetën e portierit Olses e për rrjedhojë duke gjetur avantazhin e kërkuar që nga minuta e parë e sfidës. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: