Pas shënimit të golit të parë ndaj luksenburgasve të Hespernage, Struga e Shpëtim Duros nuk e ngadalësuar hapin, teksa ka vijuar me aksionet e saj sulmuese. Në minutën e 39′-të të sfidës Besart Ibraimi futet bukur në zonë dhe pas një ndërhyrje të bukur nga mbrojtësi i miqve, arbitri akordon një penallti.
Nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi”, Besart Ibraimi ka arritur të shënojë dhe golin e dytë të sfidës përballë luksenburgasve, duke çuar kështu topin në rrjetë në minutën e 40′ të sfidës. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN :