Balla: Kushtet e Gjermanisë janë detyrat e shtëpisë që duhen t’i plotësojmë

schedule16:32 - 27 Shtator, 2019

schedule 16:32 - 27 Shtator, 2019

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkesat e vendosura nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE i konsideron detyra shtëpie. Sipas Ballës, vendimi për Shqipërinë është një arritje e madhe dhe për të duhet të gëzojnë të gjithë. Balla u shpreh i gatshëm gjithashtu të bashkëpunojë me opozitën për reformën zgjedhore, por kujtoi se zgjedhjet e radhës do të jenë në vitin 2021.

Kërkesat e bundestagut gjerman përpara se të jap dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë për socialistët nuk janë kushte por vetëm detyra shtëpie. Kreu i grupit parlamentar socialsit, Taulant Balla u shpreh i bindur se këto detyra shtëpie do të zbatohen dhe për këtë tregoi rrugën e plotësimit të institucioneve të drejtësisë.

Rrugën për plotësimin e detyra të shtëpisë për negociatat e sheh të pandarë nga opozita. Ndaj edhe tregohet i hapur për bashkëpunim kur vjen fjala për një nga kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve, reformën zgjedhore.

Por për socialistët pavarësisht bashkëpunimit, zgjedhjet e reja do të jenë ato të vitit 2021.

OSBE mundi të ulë pak ditë më parë në të njëjtën tryezë maxhorancën dhe opozitën për reformën zgjedhore. Demokratët kanë propozuar një formulë të re për drejtimin e komisionit ku peshën e drejtimit e marrin ndërkombëtarët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!