“Virgin Galactic”/ Fluturim i ri në hapësirë, pasagjerë një 80-vjeçar dhe një nënë me vajzën e saj

schedule15:54 - 10 Gusht, 2023

schedule 15:54 - 10 Gusht, 2023

Një 80-vjeçar dhe një nënë me vajzën e saj janë ndër pasagjerët që janë në bordin e fluturimit të ri hapësinor të Virgin Galactic të planifikuar për këtë të enjte, 10 gusht.

Ky mision, i quajtur Galactic 02, është fluturimi i dytë komercial i kompanisë amerikane të themeluar nga miliarderi Richard Branson, pas atij që u zhvillua në fund të qershorit. Nëse përfshihen testet, do të jetë hera e shtatë që anija kozmike ndodhet në hapësirë.

Shikoni drejtpërdrejt:

 

Keisha Schahaff, 46 vjeçe dhe vajza e saj Anastasia Myers, 18, janë nga Antigua dhe Barbuda dhe janë njerëzit e parë nga Karaibet që fluturojnë në hapësirë. Keisha fitoi vendin e saj pas një llotarie për pjesëmarrjen në një mbledhje fondesh për Virgin Galactic. Nuk dihet se sa dhuroi ajo, megjithëse pjesëmarrësit u lejuan të jepnin deri në 10 dollarë.

 Pasagjeri i tretë, John Goodwin i cili pagoi 250,000 dollarë për biletën e tij në vitin 2005, ai mori pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1972. Në vitin 2014, ai u diagnostikua me Parkinson dhe do të jetë personi i dytë me këtë sëmundje që do të jetë në Hapësirë.

Misioni do të shihet si një tjetër provë se sa i qëndrueshëm është turizmi hapësinor.

Së bashku me tre anëtarët e ekuipazhit fluturimi synon të arrijë rreth 85 kilometra mbi Tokë, ku pasagjerët do të kenë disa minuta për të përjetuar mungesën e peshës. Anija kozmike nuk ka shpejtësinë për të përfunduar një orbitë të plotë rreth Tokës, sipas BBC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!