Banda Los Lobos ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Fernando Villavicencio, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit. Siç raporton BBC, ajo është banda e dytë më e madhe në Ekuador me rreth 8000 anëtarë, shumë prej të cilëve janë në burg.
⚡️Supposed members of the Los Lobos gang claim the assassination of Fernando Villavicencio, candidate in the Ecuadorian presidential electionspic.twitter.com/Oeq4owISFQ
— War Monitor (@WarMonitors) August 10, 2023
Banka ka qenë gjithashtu e përfshirë në disa nga trazirat vdekjeprurëse të fundit të burgjeve, në të cilat dhjetëra të burgosur janë vrarë brutalisht.
“Forcat e armatosura janë aktualisht të mobilizuara në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 20 gushtit”, tha presidenti ekuadorian në një deklaratë.
Teksa po largohej nga një takim elektoral, Fernando Villavicencio, kandidati presidencial i Ekuadorit në zgjedhjet e 20 gushtit dhe i dyti në sondazhe, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur mbrëmjen e djeshme, në Quito.
Fernando Villavicencio, një ish sindikalist, më pas gazetar përpara se të bëhej politikan ishte mes tetë kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
/abcnews.al