Danimarkë, grupi anti-islamik djeg librin e shenjtë të Kuranit

schedule10:56 - 10 Gusht, 2023

schedule 10:56 - 10 Gusht, 2023

Një grup danez anti-islamik dhe ultranacionalist përshkallëzoi sulmet ndaj Kuranit, përkundër dënimeve të shumta.

Anëtarët e grupit Danske Patrioter (Patriotët danezë) dogjën kopje të librit të shenjtë mysliman përpara ambasadave të Turqisë, Pakistanit, Algjerisë, Indonezisë dhe Iranit në Kopenhagë.

Provokimet, gjatë të cilave u bënë parulla anti-islame, u zhvilluan nën mbrojtjen e policisë.

Videot e shpërndara nga grupi në Facebook janë të kufizuara.

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies së Kuranit, përçmimit ose përpjekjeve për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim në vendet myslimane dhe mbarë bota.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!