Një zyrtar qeveritar është vënë në pranga në Gjermani, nën akuzën se i ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.
Burri i identifikuar si Thomas H. punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni. Ai mendohet se me iniciativën e tij shkoi në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet informuese.
Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore, dhe shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan më pas nga policia.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar. Në janar, një tjetër shtetas gjerman u arrestua nën dyshimin për tradhti. Burri, i identifikuar si Arthur E, mendohej se ishte lidhur me një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor për spiunazh në favor të Rusisë.