Një drejtoreshë e një shkolle private në Las Vegas akuzohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një nxënës për katër vite me radhë.
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçarja Kaitlin Glover, e cila punonte në Mountain Vieë Christian School, përballet me akuza për sjellje të pahijshme me një fëmijë dhe akuza se si punonjëse e shkollës në një pozicion autoriteti, ajo u përfshi në kontakt seksual me një nxënës rreth 16 vjeç.
Departamenti i Policisë së Las Vegas tha në një raport se një student pretendoi në qershor 2022 se kishte pasur kontakt seksual me mësuesen e tij, Glover.
A former student reported to police last summer that she was in a four-year relationship with Kaitlin Glover, from 2017 through 2021.https://t.co/R6ykzSXUcx
— Las Vegas Review-Journal (@reviewjournal) August 8, 2023
Të dy kanë pasur marrëdhënie seksuale midis dhjetorit 2017 dhe shtatorit 2021, ka pohuar nxënësi I cili më pas ka theksuar se kjo ishte një lidhje që kishte nisur nga mesazhet në rrjetet sociale.
Drejtoresha akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin në furgonin e Glover një deri në dy herë në javë ./abcnews.al