KOSOVË- Prej ditës së martë, Kosova ka një ministër të ri të Mbrojtjes. Ai është koloneli Ejup Maqedonci, i cili merr këtë detyrë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Armend Mehaj.
Maqedonci ka një karrierë të spikatur ushtarake. Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur ishte 19 vjeç iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë asaj kohe, Maqedonci ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshe ndërkombëtare, si kolonel i FSK-së. Sa i takon kualifikimit profesional, Maqedonci ka përfunduar dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paraardhësi i tij në krye të ministrisë së Mbrojtjes u largua siç tha edhe kryeministri Albin Kurti “për arsye familjare”./ n.m.abcnews.al