Prej orës 14:00, në Nion të Zvicrës është duke u hedhur shorti, i cili do të përcaktojë kundërshtarët e fazës “play-off” të kualifikueseve të Conference League, për klubet shqiptare të mbetura në garat evropiane, Partizani, Ballkani e Struga.
Fati e donte që kundërshtarët e mundshëm të këtyre skuadrave të zgjidheshin të parat dhe ndryshe nga Struga, Ballkani dhe “demat e kuq” të Partizanit nuk mund të thuhet se do ta kenë të lehtë kualifikimin për në grupet e Conference League.
Në rast se kalojnë kazakët e Valmiera, “demat” e Zoran Zekiç do të përballen me fituesin e sfidës Astana-Ludogorets, me këto dy të fundit, që prej kohësh kanë vendosur hegjemoninë e tyre në kampionate përkates, respektivisht të Kazakistanit dhe Bullgarisë, si dhe prej disa vitesh tashmë janë pjesëmarrëse të rregullta në garat evropiane.
Në krahun tjetër dhe Ballkani i Ilir Dajës nuk duket të ketë pasur shumë fat, teksa në rast se kalojnë skuadran nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, në fazën “play-off” do të kenë fituesin e sfidës Sheriff Tirasspol-BATE Borisov ose e thënë ndryshe një prej kampionëve të Moldavisë ose Bjellorusisë, me këta të fundit që janë më të preferuarit, duke parë dhe performancën e tyre dhe me “demat” e Partizanit, paçka se këta të fundit nuk arritën dot të finalizonin shanset e tyre.
Në fund kemi dhe Strugën, me skuadrën e Shpëtim Duros, që në rast se kalon luksemburgasit e Swift Hesper në raundin e fundit të kualifikuese do të kenë përballë fituesin e sfidës Zrinjski-Breidablik, ekipe këto respektivisht nga Bosnja e Hercegovina dhe Islanda, me boshnjakët që duket të jenë një kundërshtar i lehtë për kampionët e Maqedonisë, ndryshe nga islandezët të cilët kan surprizuar jo pak me performancat e tyre, këto kualifikuese. /i.m /abcnews.al