Sherri fatal në Vlorë/ Viktima me profesion inxhinier, pistat ku po hetohet

schedule14:24 - 7 Gusht, 2023

schedule 14:24 - 7 Gusht, 2023

VLORË- Konfliktet në të kaluarën dhe borxhet dyshohen të jenë shkaqet kryesore të sherrit të sotëm, në Vlorë, si pasojë e të cilit humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau. Gazetari i ABC News Elton Nikaj thotë se viktima njihet si ndërtues në qytetin bregdetar dhe me profesion ishte inxhinier.

Fillimisht ata janë konfliktuar me grushte dhe në sherr e sipër Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Viktima është 55-vjeç dhe njihet në Vlorë si ndërtues dhe inxhinier ndërtimi. Pas sherrit, ai ka rënë në tokë duke përplasur kokën në trotuar dhe kjo i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Mendohet se shkaku kryesor që solli sherrin mes dy personave dyshohet se mund të jenë borxhet mes tyre”, raporton gazetari.

Janë shoqëruar disa persona, që kanë qenë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të cilat do ta ndihmojnë më pas për kapjen e autorit./ n.m. abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!