Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme.
Sipas policisë mësohet se në telefonin e këtij shtetasi janë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al