Fluks në Kapshticë/ Emigrantët vijnë në Shqipëri për pushimet e verës

schedule13:11 - 7 Gusht, 2023

schedule 13:11 - 7 Gusht, 2023

Java e dyte e gushtit nisi me radhë e pritje në pikat kufitare te vendit. Në Kapshticë në 24 orët e fundit hynë mbi 6 mijë e 500 persona.

Shumica e atyre që vijnë në Shqipëri këto ditë gushti janë emigrantë.

Thonë se vijnë për të vizituar të afërmit, për të pushuar, por edhe për të marrë pjesë në gezimet familjare.

Për të përballuar fluksin policia kufitare shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa pala greke po punon me 3 sportele. Krhasuar me vitet e shkuara pritjet nuk kanë qënë të gjata.

Numër të lartë udhëtarësh pati këtë të hënë edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Aty prej nje jave janë hequr kontrollet e dyfishta dhe ka vetëm një sportel.

Përmes Qafë Thanës dhe Kapshticës përgjatë në tre ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 28 mijë persona ndërsa kanë dalë mbi 20 mijë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!