Rice i lumtur pas fitimit të Superkupës: Mjafton të jemi të fokusuar, mund të arrijmë çdo objektiv këtë sezon

schedule10:56 - 7 Gusht, 2023

schedule 10:56 - 7 Gusht, 2023

Pasditen e së dielës, “topçinjtë” e Arsenal mposhtën pas goditjeve të penalltive, “qyetarët” e Manchester City, në përballjen e vlefshme për Superkupën e Anglisë, duke fituar kështu trofeun e parë sezonal.

Pas përfundimit të ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha dhe blerja më e re e Arsenal, Declan Rice, i cili tepër i gëzuar për arritjen u shpreh se “topçinjve” u mjafton vetëm të jenë të përqëndruar për të arritur të fitojnë trofe këtë sezon.

“Jam i ekzaltuar, po dridhem nga emocionet, jam realisht shumë i lumtur. Kur përballesh me Manchester City-n duhet të kesh durim, pasi kundër tyre zhvillon disa mini-ndeshje brenda ndeshjes.

Trajneri na kishte paralajmëruar për rreziqet që do të na vinin prej tyre. Jam përmirësuar shumë në tri javët e fundit, e ndjej. Po mësoj gjëra të reja, po rritem falë kërkesave të trajnerit. Arsenali? Jam i sigurt se mund të realizojmë çdo objektiv këtë sezon. Mjafton që të qëndrojmë të fokusuar dhe të mos humbim përqendrimin”,- u shpreh blerja më e re e “topçinjve”. /i.m /abcnews.al