Dhjetë trupa emigrantësh, me sa duket shtetas të Afrikës Sub-Sahariane, janë gjetur në një plazh në veri të Sfax, në Tunizi, i cili është bërë epiqendra e migrimit të paligjshëm në Europë gjatë këtij viti, sipas autoriteteve.
Trupat u gjetën të shtunën, pasi stuhitë dhe erëat e forta mund të ketë shkaktuar fundosjen e varkës në të cilën ndodheshin. Viktimat ndoshta janë larguar nga një vend tjetër, në jug të Sfax-it, nga Mahdia ose Zarzis, dy komunitete më në jug.
Nga 1 janari deri më 20 korrik, autoritetet tuniziane gjetën trupat e 901 emigrantëve që u mbytën në brigjet e vendit. Shumica prej tyre ishin shtetas të vendeve të Afrikës Sub-Sahariane. Gjatë së njëjtës periudhë, 34,290 emigrantë të tjerë u shpëtuan ose u kapën.
Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), që nga fillimi i vitit pothuajse 90 mijë emigrantë, një numër rekord, kanë mbërritur në Itali, brigjet e së cilës janë më afër Tunizisë.
Shumica u nisën nga territori tunizian, pjesa tjetër nga Libia. Mesdheu qendror, midis Afrikës veriore dhe Italisë, është rruga më e rrezikshme e migrimit në botë: më shumë se 20,000 persona kanë humbur përgjatë tij që nga viti.
/abcnews.al