Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës, i është nënshtruar një rikonstruksioni kohët e fundit.
Kryeministri Rama përmes një postimi në “facebook” shkruan se me rikonstruksionin e saj, tempulli do t’i kthehet jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion turistik.
Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.
Ajo renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.
Postimi i Ramës: