Dominim i kthjellimeve dhe temperatura konstante, parashikimi i motit për sot

schedule07:12 - 7 Gusht, 2023

schedule 07:12 - 7 Gusht, 2023

Shqipëria

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndureshme të cilat do të sjellin në territor mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do ti bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore, duke gjeneruar shira të pakët pjesërisht në Veri të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë në Kosovë intervale të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat Veriperëndimore vranësirat të bëhen më të dukshem duke krijuara edhe mundësi për momente të pakta me pika shiu. Temperatura maksimale në orët e mesditës do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës me 31 gradë.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut për gjatë gjithë 24_orëshit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku pritet të ketë intervale të gjata me kthjellime. Por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shfaqë vranësira të lehta në të gjithë vendin.

Europa

Pjesërisht Veriu i Ballkanit dhe Europa Qëndrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm do të jetë edhe Gadishulli Skandinav, ku herë pas here shirat pritet të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Europa Lindore do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Po ashtu nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave do të jetë Jugu i kontinentit, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Brigjet e Egjeut dhe në Europën Jugperëndimore./abcnews.al