Ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se “BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e goditura nga zjarri në Greqi deri te viktimat e uraganeve”.
Konkretisht, Josep Borrell thekson: “Këtë verë, fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdi në mbarë botën, duke vënë jetë në rrezik dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në të gjithë Mesdheun, zjarret po bëjnë kërdi. Sllovenia dhe Gjeorgjia janë prekur rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndryshimi i klimës është një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale. BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e shkatërruara nga zjarri në Greqi e deri te viktimat e tajfuneve në Filipine”./abcnews.al
This summer, natural disasters are causing devastation around the world, endangering lives and destroying homes and livelihoods.
Across the Mediterranean, wildfires are wreaking havoc.#Slovenia and #Georgia have been heavily impacted by floods and landslides.
1/2
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2023