Irani po pajis marinën e Gardës Revolucionare me dronë, si dhe me raketa që kanë një rreze veprimi prej 1000 kilometrash. Vendimi vjen pasi SHBA-ja tha se do të vendoste roje në anije tregtare që kalojnë ngushticën e Hormuzit.
“Disa lloje të dronëve dhe disa qindra raketa balistike me rreze 300 deri në 1000 kilometra janë ndër sistemet dhe pajisjet e shtuara në aftësinë luftarake të marinës së Gardës Revolucionare sot,” njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
/abcnews.al