Përpara votimit sot në mbrëmje në Bundestag, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u prit në një takim në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm Paul Zemiak.
Ky ishte një prej takimeve lobuese për negociatat, në të cilin Balla ëështë shprehur se “Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, vlerësuam se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit.
Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës”. /ABC News Albania 24/7