Pushimet u shijojnë më shumë në atdhe. Në këto ditë të para të gushtit në pikat kufitare të vendin janë shtuar lëvizjet.
Shumë prej atyre që hyjnë në Shqipëri janë emigrantët që shfrytëzojnë pushimet e verës për të vizituar të afërmit.
Kanë dekada që punojnë përtej kufirit por nuk harrojnë t`i kthejnë sytë nga vendlindja.
Në Kakavijë pergjate 24 oreve te fundit kane hyre afro 4 mije persona. Radhe e pritje nuk ka pasur.
Autoritetet shqipatre ne kufi po punojne me 4 sportele ndersa ato greke me dy te tilla.
Në Portin e Vlorës autoritetet thonë se këtë vit hyrje dhe daljet kane qene me te larta se veren e shkuar.
Për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve në gadishmëri janë vendosur të gjithë sportelet.
Edhe në Portin e Durrësit ky fillim gushti ka sjelle mijera emigrate dhe turiste.
Në katër ditë me tragetet e linjave të ndryshme kanë hyrë mbi 12 mijë persona.
Numri i udhëtarëve dhe turistëve qe vijne ne Shqiperi pritet të jetë i lartë edhe përgjatë kësaj fundjave./abcnews.al