Nënkryetari i Bashkisë Kukës në SPAK/ Granit Gjana u tregon prokurorëve çfarë diskutoi me Alma Kaçin

schedule12:01 - 4 Gusht, 2023

schedule 12:01 - 4 Gusht, 2023

Nën kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur të premten në prokurorinë e posaçme, për të dhënë sqarime pas video skandalit ku u përfshinë ish-Kryetari Safet Gjici dhe Alma Kaçi.

Gjana që aktualisht mban detyrën e kryetarit të Bashkisë, mësohet se ka dhënë shpjegime në lidhje me një tender për strehimin dhe sterilizimit të qenëve të rrugve në Bashkinë e Kukësit. Ai shfaqet në video ku me porosi të Gjicit, diskuton në zyrë me Alma Kaçin për një tender për strehimin e qenve endecakë.

Ky diskutim u bë mes Gjicit dhe Kaçit pasi ata kishin kryer marrëdhënie intime në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë. Alma Kaçi I kërkonte Gjicit që ta ndihmonte për të përfituar tenderin e sterilizimit të qenëve, ndërkohë që ky i fundit i mundëson asaj komunikim me nënkryetarin e Bashkisë, të cilit Kaçi duhej ti dorëzonte projektin e saj për të përfituar nga tenderi.

Më 24 qershor u arrestua Safet Gjici dhe Alma Kaçi. Për Gjicin gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa për Alma Kaçin arrest shtëpia për korrupsion aktiv. Ata u arrestuan pak ditë pas publikimit në media të video skandalit ku Gjici kryen marrëdhënie intime në zyrë e më pas flet për favorizim në tënder të Alma Kaçit./ abcnews.al