Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Holandës pasi të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Leposaviç.
Të dyshuarit, të cilët kalimin ilegal të kufirit e kishin bërë me makinë, me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.