Horror në SHBA/ Vrau dhe copëtoi gruan e tij, më pas hodhi trupin në oqean

schedule10:10 - 4 Gusht, 2023

schedule 10:10 - 4 Gusht, 2023

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Florida, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij 80-vjeçare, e ka copëtuar dhe ka futur pjesët e saj në çanta duke i hedhur më pas në oqean.


William Lowe Jr. dhe Aydil Barbosa Fontes ishin të martuar për 15 vjet. Por, sipas New York Post , gruaja u zhduk, gjë që tërhoqi vëmendjen e të afërmve të saj.

Menjëherë policia nisi hetimet dhe më 21 korrik gjeti një çantë me mbetje njerëzore në një zonë detare të Floridës. Disa ditë më vonë u gjetën edhe dy të tjera.

Autoritetet pasi kanë identifikuar viktimën i janë drejtuar 78-vjeçarit.

Identiteti i viktimës u zbulua kur brenda njërës prej valixheve ishte një kod skanimi i linjës ajrore që rezultonte me emrin “A Barbosa Ontes”, një shkronjë larg mbiemrit të viktimës “Fontes”.

Dëshmitarët pohuan gjithashtu se e kishin parë atë të vizitonte zonën të paktën pesë herë gjatë një periudhe tre-ditore, dhe vrasësi i akuzuar gjithashtu thuhet se ndoqi lëvizjet e oficerëve të policisë të paktën një herë teksa ata hetonin vendin e krimit.

Policia kontrolloi banesën e tij të hënën, ku thuhet se gjeti gjurmë gjaku në gjashtë dhoma. Për William Lowe Jr. i akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me kufomën.

/abcnews.al