Blinken thirrje Rusisë të mos përdorë marrëveshjen e grurit si shantazh

schedule08:22 - 4 Gusht, 2023

schedule 08:22 - 4 Gusht, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të gjitha vendeve t’i thonë Rusisë të mos përdorë marrëveshjen e Detit të Zi dhe grurit të Ukrainës si “shantazh” dhe të ndalojë trajtimin e njerëzve të uritur dhe të pambrojtur në botë si levë në “luftën e saj të pandërgjegjshme”.

Diplomati më i lartë i Amerikës sulmoi Rusinë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për injorimin e apeleve të botës dhe tërheqjen nga marrëveshja njëvjeçare që lejoi Ukrainën të transportonte më shumë se 32 tonë drithë nga portet e Detit të Zi në vendet në nevojë.

“Dhe cila ka qenë përgjigja e Rusisë ndaj shqetësimit dhe zemërimit të botës? Bombardimi i porteve të Ukrainës, minimi i hyrjeve të portit, kërcënimi për të sulmuar çdo anije në Detin e Zi, “tha ai.

/abcnews.al