Njerëz të shumtë kanë nxituar të dalin në rrugët e Stambollit pasi një tërmet me magnitudë 5.8 goditi qytetin turk.
Shumë prindër kanë nxituar në shkolla për të marrë fëmijët e tyre, ndërkohë që banorët janë evakuuar nga pallatet e larta.
https://youtu.be/PbrvIbFcVG4
Sipas të përditshmes turke “Sabah” lëkundjet që zgjatën disa sekonda kanë shkaktuar panik në qytet.
Dhe dy ditë më parë një tërmet i magnitudës 4.7 u regjistrua në provincën e metropolit mbi Bosfor, por nuk pati viktima apo dëme./ABC News Albania 24/7