Një ngjarje e rëndë është zbardhur së fundmi në SHBA ku një 29 vjeçar është i dyshuar si përdhunues serial dhe që ka mbajtur peng një grua ka tronditur opinionin amerikan.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Oregon të SHBA-ve ku gruaja që ishte një punëtore seksi, është rrëmbyer dhe mbajtur mbyllur në një strehë betoni. Ndër të tjera thuhet se i riu e ka sulmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur, derisa ajo ka gjetur rastin për tu arratisur dhe për të denoncuar rastin në polici.
29-vjeçari u arrestua dhe tashmë ka nisur një hetim i madh i FBI-së për veprimet e tij. Megjithëse heroizmi i gruas ndihmoi në parandalimin e Zumberit nga kryerja e krimeve në të ardhmen, një agjent zbuloi se burri tashmë ka qenë i lidhur me sulme seksuale në 4 shtete dhe ka shumë të ngjarë një përdhunues serial.
Efektivët e policisë të mbërritur në vendin ku 29-vjeçari po mbante gruan gjetën gjakun e saj në gardhin e shtëpisë së tij.
Pasi folën me gruan e sulmuesit, ata morën një urdhër kontrolli në shtëpinë e tij dhe gjetën qelinë e improvizuar në garazh. Pranë tij ishte një fletore që dukej se përmbante planet e sëmura të burrit për operacionet e ardhshme të rrëmbimit.
“Lëreni telefonin në shtëpi. Sigurohuni që të mos ketë shumë njerëz në jetën e tyre. Nuk duhet nisur asnjë hetim”./abcnews.al