“Është lojë, jo hakmarrje”, balenat e vogla vrasëse mësojnë si të sulmojnë varkat

schedule10:57 - 3 Gusht, 2023

schedule 10:57 - 3 Gusht, 2023

Një lojë e çuditshme, e rrezikshme e sulmit ndaj anijeve të vogla dhe varkave të peshkimit po përhapet në popullatën e “balenave vrasëse”, në brigjet spanjolle.

Sipas shkencëtarëve, të paktën 20 orka në rajonin iberik e kanë mësuar këtë sjellje, duke imituar të tjerët. Siç shpjegojnë shkencëtarët për BBC-në, kjo është ndoshta më shumë një “lojë” e gjitarëve detarë bardh e zi sesa një sjellje agresive.

“Është thjesht një lojë. Nuk është hakmarrje, nuk është ndryshim klimatik, është thjesht një lojë”, vëren Dr. Renaud de Stephanis, shkencëtar dhe president i organizatës për ruajtjen e detit CIRKE.

Ai dhe kolegët e tij kanë vendosur çipa gjurmimi tek dy balena, të cilat konsiderohen të rrezikuara në mënyrë kritike. Qeveria spanjolle përdor hartat e rrugëve të tyre për të informuar marinarët se si të shmangin gjitarët detarë në brigjet e Portugalisë, Spanjës dhe ngushticave të Gjibraltarit.

Orkat njihen si një gjitar detar shumë social. Nëngrupe të tjera të balenave vrasëse janë regjistruar duke luajtur me alga deti në sipërfaqen e detit, me pajisje peshkimi.

Incidentet e pakta të sulmeve ndaj varkave kanë alarmuar autoritetet, profesionistët e detit dhe turistët. Disa shkencëtarë kanë pohuar se një orka femër fillimisht filloi të sulmonte varkat në vitin 2020, si një lloj “hakmarrjeje” pasi u plagos nga një anije.

Që nga shfaqja e parë e fenomenit, orkat janë konfirmuar se janë afruar ose ndërvepruar me anijet në rreth 500 raste, duke shkaktuar dëme në pothuajse 20 për qind të rasteve, në dete pranë Marokut, Portugalisë dhe Spanjës, sipas specialistëve.

Orkat, megjithëse grabitqarët kryesorë që gjuajnë peshkaqenë dhe balena, përgjithësisht nuk konsiderohen të rrezikshme për njerëzit.

“Ne e dimë se është një sjellje e çuditshme që nuk ka të bëjë me agresionin ,” tha Alfredo López Fernández, një biolog në Universitetin e Aveiro në Portugali, i cili ishte i përfshirë në një studim të botuar qershorin e kaluar mbi këtë temë.

Orkat nuk tregojnë asnjë shenjë se duan të dëmtojnë njerëzit, tha ai.

/abcnews.al