Gjendje e jashtëzakonshme në Rouen të Francës si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ka shpërthyer në një impiant gazi. Rreth 130 zjarrfikës po përpiqen të marrin situatën nën kontroll, ndërsa rreth zonës është vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në impiantin kimik të Rouen në Francë. Situata është katalogizuar në bazë të direktivit europian si e një rrezikshmërie të lartë. Sipas mediave franceze një re e madhe tymi e dendur dhe e zezë si dhe flakë të larta janë parë nga kapanonet nga ku dhe janë dëgjuar shpërthime të shumta. Në vendngjarje janë 130 zjarrfikës për të shuar flakët.
Gjithashtu është vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash përreth impiantit dhe shkollat e zonës verore të Rouen janë mbyllur deri në qetësimin e situatës.
Impianti Lubrizol gjendet në Rouen që nga viti 1954 dhe prodhon përbërës shtesë për lubrifikantët. Nuk është hera e parë që impianti në fjalë bëhet pjesë e kronikave. Në Janar të 2013-ës era e keqe e çliruar nga impianti u kthye në një krizë shëndetësore në nivel kombëtar. Rrjedhja e gazit shkaktoi pasoja deri në Britaninë e Madhe./ABC News Albania 24/7