Tjetër aferë korruptive e Kurtit? Kosovë, mungojnë 9 tonë grurë nga rezerva e shtetit

schedule19:10 - 2 Gusht, 2023

schedule 19:10 - 2 Gusht, 2023

Një tjetër aferë korruptive e Qeverisë Kurti ka tronditur këtë të mërkurë qytetarët e Kosovës pas disa përgjimeve ku zbulohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka tentuar të kryejë pagesa për 9 tonë grur që do të blihej për rezervat shtetërore, sasi gruri kjo që nuk do të vinte kurrë në rezervat e shtetit.

Është portali Nacionale i gazetarit Berat Buzhala, i cili ka publikuar një audio – përgjim të një zyrtari të kësaj ministrie, të cilit i bëhet presion që të nënshkruajë kontratën, por ai nuk pranon ta bëjë një gjë të tillë, pasi ai sheh se nuk po marrin sasinë prej 9 tonësh që është specifikuar në kontratë.

Enver Hajruallahu, zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që kishte rolin e certifikuesit, thotë përgjatë përgjimit se edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari i bën atij preson që të nënshkruante  kontratën ndërkohë, që 9 tonë grurë me vlerë 6 milionë euro mungonte.

Sipas gazetarit Berat Buzhal, kompania nga ku ishte porositur sasia e grurit që do të merrej në Portin e Durrësit, ishte nje kompani turke e cila figuronte e regjistruar si operator turistik.

Kjo aferë korruptive ku vidhen taksat e qytetarëve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila drejtohet nga Ministrja Rozeta Hajdari nuk është e para që ndodh në Kosovë.

Në muajin maj të vitit 2022, rreth 10 milionë euro nga buxheti i shtetit në Kosovë që ishin të përcakuara për blerjen e rezervave shtetërore janë zhdukur.

Rozeta Hajdari dyshohet se është një nga 5 ministrat e qeverisë Kurti e cila po hetohet nga Prokuroria në Kosovë./abcnews.al