Xavi i zhgënjyer nga Dembele: Më vjen keq, bëmë të pamundurën për ta bindur të qëndronte

schedule13:16 - 2 Gusht, 2023

schedule 13:16 - 2 Gusht, 2023

Pas humbjes në përballjen e parë të turit të miqësoreve në SHBA, ndaj “topçinjve” të Arsenal, “katalanasit” e Barcelona arritën të “përmbysnin” gjithçka, duke mundur Real Madrid, në “El Clasico” me rezultatin 0 me 3 e më pas “kuqezinjtë” e Milan, 0 me 1.

Mirëpo, pavarësisht performancave fantastike dhe fitoreve, “bluagranat” duket se e kanë kthyer fokusin e tyre nga largimi i Ousmane Dembele drejt PSG e një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe tekniku Xavi, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se është shumë i zhgënjyer.

“Dembele ka kërkuar të largohet. Na njoftoi për interesimin nga PSG dhe vendimi u mor shpejt. Më vjen keq, pasi bëmë të pamundurën për ta bindur të qëndronte. Ousmane është një lojtar që bën diferencën në çdo moment, por ai kërkoi të largohet. Kjo është arsyeja që ai nuk luajti ndaj Milan.

Tregu është i tillë, ne nuk konkurrojmë dot ekonomikisht me PSG. Jam i zhgënjyer, pasi më tha së ka folur me Luis Enriquen dhe dëshiron të jetë pjesë e tyre. Kam folur me drejtorin Alemany. Duhet që ta forcojmë ekipin. Kemi shumë lojtarë të mirë, por na duhet një anësor sa më shpejt”,- është shprehur tekniku Xavi. /i.m /abcnews.al