Moti i thatë me temperatura të larta gjatë muajit që lamë pas ka bërë që Korporata Elektroenergjitke Shqiptare të nisë importin e energjisë për të plotësuar nevojat e vendit.
Sipas të dhënave zyrtare të KESH energjia është blerë për periudhën 31 deri në 6 gusht dhe ka arritur një vlerë prej 4 milion eurosh.Ndërkohë që më herët ka zhvilluar një tjetër proçedurë për të parablerë energji për të gjithë muajit gusht e cila arrin në 8 milion euro duke arritur në total në 12 milion euro
Çmimi me të cilin është blerë energjia varion nga 92 euro për megavator deri në 106 euro për megavator
Prej disa kohësh çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare është stabilizuar dhe ky ka qenë një tjetër favorizim për blerjen energjisë nga KESH.
Gjatë këtij viti situate energjitike në vend ka qenë mjaft pozitive ndërsa importi i energjisë elektrike ka nisur edhe si një mënyrë për të mbajtur kaskadën e Drinit në nivele të kënaqshme.
Përtej importit të energjisë KESH ka pasur një situatë mjaft pozitive edhe për eksportin e energjisë elektike gjatë vitit 2023./abcnews.al