Kievi mohon akuzat se ka sulmuar anijet tregtare ruse në Detin e Zi  

schedule15:03 - 1 Gusht, 2023

schedule 15:03 - 1 Gusht, 2023

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se kishte parandaluar sulmet e dronëve ukrainas kundër luftanijeve ruse dhe anijeve tregtare në Detin e Zi, ndërsa Kievi mohoi se kishte sulmuar anijet tregtare.

Rusia po përballet me sulme në disa fronte ndërsa një dron goditi një ndërtesë në Moskë për herë të dytë në tre ditë.

|Gjatë natës, forcat e armatosura ukrainase tentuan pa sukses të sulmojnë me tre drone detare “Sergei Kotov” dhe “Vasily Bykov”, anije patrulluese të Flotës ruse të Detit të Zi”, tha sot në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes ruse.

Sipas të njëjtit burim, dy anijet kontrollonin lundrimin në një distancë prej 340 kilometrash në jugperëndim të Sevastopolit dhe do të vazhdojnë misionin e tyre. Më vonë, gjatë konferencës ditore për shtyp, ministria tha se anijet luftarake shkatërruan tre drone të tjerë që synonin anijet tregtare.

“Gjatë natës, regjimi i Kievit tentoi një sulm terrorist me tre dronë kundër anijeve tregtare ruse që shkonin drejt ngushticës së Bosforit në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi”, tha ministria.

/abcnews.al