Bayern “preson” për Kane, “bavarezët” rrisin ofertën për sulmuesin, Tottenham reziston

schedule12:56 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:56 - 1 Gusht, 2023

Harry Kane mbetet objektivi kryesor i Bayern Munich në merkaton e verës. Pasi kanë arritur prej kohësh marrëveshjen me sulmuesin, kampionët gjermanë vazhdojnë përpjekjet për të bindur Tottenham.

Megjithëse futbollisti nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon qershorin e ardhshëm dhe atëherë mund të largohet me parametra zero, klubi londinez vazhdon të rezistojë ndaj ofertave të bavarezëve.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, Tottenham ka refuzuar edhe propozimin e tretë zyrtar të Bayen, që vendosi në “tavolinë” 86 milion euro. Por edhe kaq nuk mjafton, pasi kjo shifër është ende larg pretendimeve të klubit anglez që kërkon jo më pak se 100 milion euro. Gjithsesi, sa vjen dhe diferenca mes palëve po ngushtohet.

E sigurt është që Bayern nuk do të ngjitet asnjëherë në pretendimet financiare të Tottenham, por gjithsesi mund të bëjë edhe një sforco tjetër, duke e rritur ofertën në 90 milion euro. Kjo sipas mediave britanike do të zhbllokonte përfundimisht tratativat. Për momentin gjithçka mbetet në “stand by” dhe palët kanë marrë sërish kohë, por shumë shpejt situata pritet të ndryshojë. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!