Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ka folur sot për mediat sa i takon derbit kundër Tiranës, sezonin e “Demave” deri më tani dhe përballjen me ish-shokun e skuadrës, Idriz Bathën, që tani mbron ngjyrat e bardhebluve. Në fjalën e tij, portieri u shpreh:
DERBI – “Derbi është sfidë delikate, tifozët dhe opinioni e ndjekin shumë këtë takim. Megjithatë, klasifikimi ka treguar se nuk ka rëndësi, por dëshira për fitore. Kemi më shumë dëshirë për tre pikët”.
TIRANA – “Tirana është forcuar, por tani ndeshjet e vështira vijnë për çdo ekip. Tani do shihet edhe Tirana më qartë, gjendjen e saj. Hera e parë që ata janë më mirë moralisht se ne. Duhet të japim të gjithë më të mirën në këtë takim”.
BATHA – “Të gjithë duan të fitojnë. Nuk më ka pëlqyer të jap deklarata para ndeshjes, kam folur gjithmonë pas derbeve. Bathës i them se do flasim pas ndeshjes”.
SEZONI – “Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, kanë qenë momente jo të mira. Derbi nëse fitohet, hap një faqe të re për sezonin. Fitorja na jep optimizëm për të ardhmen”./abcnews.al