Një çift në Filipine kanë vijuar me ceremoninë e dasmës pavarësisht se i gjithë vendi ishte përmbytur për shkak të tajfunit Doksuri.
Në videon e publikuat, nusja shkon drejt altarit duke ecur përmes dyshemesë së përmbytur të kishës. Në të njëjtën situatë gjenden edhe të ftuarit dhe familjarët, disa prej të cilëve kanë veshur edhe çizme.
Tajfuni Doksuri ka sjellë shira të rrëmbyeshëm në rajon duke shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të provincës Bulacan.
/abcnews.al