Parisi ia ka bërë të qartë Kylian Mbappes se nëse ai qëndron në verë dhe nuk rinovon, nuk do të luajë asnjë ndeshje në sezonin e ri.
Në vend të kësaj, dëshira e tij është që të largohet pasi i skadon kontrata në vitin 2024.
Nga ana e tyre, Parisi e sheh kohën duke i mbaruar, gjë që i kushton para, pasi ata do t’i paguajnë francezit 40 milionë euro bonus besnikërie ndaj ekipit.
Qëndrimi i 24-vjeçarit ka mërzitur drejtuesit e klubit, të cilët, siç raporton Footmercato, i kanë dërguar një mesazh të qartë: “Nuk do të luash më nëse qëndron dhe nuk rinovon”.
Paris synon të “hakmerret” në këtë mënyrë, në rast se ai e humbet dhe largohet si lojtar i lirë. /G.D abcnews.al/
????? #Ligue1 |
◉ L’état-major à Doha continue de diffuser la même idée au sein du club : si Mbappé ne part pas, alors il ne jouera pas cette saison. Le bras de fer continue ⏳️https://t.co/IdmmzsD3M4 pic.twitter.com/wvVFdicWD3
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) July 31, 2023