Kina prezanton kontrolle mbi eksportin e dronëve dhe pajisjeve përkatëse për mjetet ajrore pa pilot

schedule15:01 - 31 Korrik, 2023

schedule 15:01 - 31 Korrik, 2023

Ministria kineze e Tregtisë këtë të hënë ka njoftuar se do të vendosë kontrolle mbi eksportin e disa dronëve dhe pajisjeve për mjetet ajrore pa pilot, me arsyetimin se dëshiron të “mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare”, gjatë përshkallëzimit të tensioneve me SHBA mbi aksesin në teknologji.

Mediat e huaja shkruajnë se kontrollet e eksportit zbatohen për disa motorë drone, lazer, pajisje komunikimi dhe sisteme anti-drone dhe do të hyjnë në fuqi më 1 shtator.

Kontrollet do të preknin gjithashtu disa dronë të konsumit, shtoi ai, dhe dronët civilë nuk mund të eksportoheshin për përdorim ushtarak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!