Spille/ Rrezikoi jetën e plazhistëve duke shkelur perimetrin e sigurisë, e pëson keq drejtuesi i Jet Sky

schedule14:50 - 31 Korrik, 2023

schedule 14:50 - 31 Korrik, 2023

Në plazhin e Spillesë, Durrës është konstatuar nga policia një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar mjetin lundrues Jet Sky dhe duke ndëshkuar me dy masa administrative drejtuesin e saj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

Policia fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Njoftimi i policisë:

Spille, Durrës

Rrezikoi jetën e plazhistëve duke lundruar me Jet Sky brenda perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare ndëshkon drejtuesin me 2 masa administrative me vlerë totale 110 000 lekë të rinj dhe bllokon mjetin lundrues.

2 masat administrative, për shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe për mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!