Pas përfundimit të sezoni të kaluar, mbrojtësi italian, Danilo D’Ambrosio i dha “lamutmirën”, “zikaltërve” të Inter, të cilët nuk vendosën t’i rinovonin kontratën italianit, me këtë të fundit që nuk bënte më pjesë në planet e teknikut Inzaghi.
Mirëpo, pavarësisht largimit nga nënkampionët e Evropës, D’Ambrosio pritet të qëndrojë sërish në Serie A, aty ku klube si Genoa e Monza janë në “betejë” për të siguruar shërbimet e 34-vjeçarit të mbrojtjes.
Për të siguruar shërbimet e italianit, Genoa i ka ofruar këtij të fundit, një kontratë 2-vjeçare, mirëpo duket ditur faktin se Monza është një prej ekipeve të Milanos i favorizon jo pak me mbrojtësin që nuk dëshiron të fillojë “aventurën” e tij të re, larg “shtëpisë”. /i.m /abcnews.al