Protestojnë gazetarët/ Qeveria Kurti mbylli televizionin “Klan Kosova”

schedule12:05 - 31 Korrik, 2023

schedule 12:05 - 31 Korrik, 2023

Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë mbajti këtë të hënë një protestë për të kundërshtuar vendimin  e Qeverisë së Albin Kurtit që vendosi ti pezullojë licensën televizionit Klan Kosova.

Teksa mbanin një banderole ku shkruhej “Demokracia Vdes në Errësirë” , gazetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek Sheshi Skëndërbeu në Prishtinë.

Në shenjë solidariteti me televizionin Klan Kosova Gazetarët dhe Operatorët  lane mjetete e tyre të punës  mikrofonët dhe kamerat në shesh.

Në këto protestë pati edhe tentativa nga aktivistë të Lëvizjes Vetëndosje për të penguar demonstratën e gazetarëve. Erion Beqiraj, aktivistë I Partisë së Albin Kurtit mbante një pankartë në dorë ku sulmohej Klan Kosova dhe arsyeja se përse ky television u mbyll duke iu referuar kështu gabimeve në adresë. Pankarta e tij u gris nga Gazetarët.

Nje nga protestuesit e kesaj te hene  u ndalua nga Policia dhe sipas asaj qe shkruajne mediat ne Kosove bazuar tek deshmia e motres se tij, ketij protestuesi iu tha qe te shkonte te protestonte tek Vuçiçi.

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla tha përgjatë protestës se vendimi për heqje të licenses ndaj televizionit ku ai punon cënon demokracinë dhe përkeqëson imazhin e Kosoëvs.

“Ky vend duhet të mundësojë lirinë e fjalës duhet të mundësojë demokracinë. Do të doja që mos të kishte më nevojë për këso protesta, situata dhe skandale, ku dërgohet lajme jashtë Kosovës se ky vend mbyllë media. Kjo është e rrezikshme se një qytetarë në Evropë apo kudo qoftë e hap sot internetit dhe prej lajmeve të para i del se në Kosovë është protestu kundër mbylljes së mediave. Ky është një imazh i keq për vendin tonë. Besoj se këta njerëz e kanë marrë mesazhin e kanë parë se cila është beteja jonë dhe ajo çka ne duam dhe dëshirojmë.”

Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë deklaroi se kolegët e tij po përballen me një fushatë të ashpër kundër tyre nga Qeveria e Albin Kurtit.

“Kemi shprehur pakënaqësinë me vendimin e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për licencën e televizionit Klan Kosova, duke e parë si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes në Kosovë. Përmes kësaj forme si Asociacioni kemi shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin me një vendim të tillë. Gjatë kësaj kohe përveç këtij vendimi gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet. Në këtë kohë, denoncojmë këtë gjuhë të ashpër që ndodh ndaj gazetarëve dhe mediave. Njëkohësisht si Asociacion kërkojmë nga gjykata që rastin e Klan Kosovës ta trajtojë në mënyrë të drejtë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!